Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto të Beatrix Ramosajt, duke e mbështetur hapur. “Mbështet Trixën. Më mungon!”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Duke qenë se shumë ndjekës nuk e kanë pëlqyer postimin e saj, Antonela ka reaguar ashpër duke sulmuar banorët e tjerë. Ajo nuk ka përmendur emra, por i ka quajtur fallco. Mes të tjerash, ish-konkurrentja e ka krahasuar situatën në të cilën ndodhet Beatrixi (trekëndëshi i dashurisë) me periudhën kur ajo ishte në 'Përputhen'.

“Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë! Themeluesit e shtëpisë jashtë. Fallsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt. Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj. Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situate që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers", ka shkruar Antonela.




