Reperi i njohur Mc Kresha ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Shqipëria Live", ku si rrallëherë foli rreth jetës private. Ai tha se po kalon shumë kohë me vajzën, pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

"Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë", u shpreh reperi.

Ai shtoi se vogëlushes i pëlqen të këndojë dhe kënga e saj e preferuar është bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin- "Vetë e lype".
"Ia ke ndërruar pelenat ndonjëherë?", u pyet më tej Kresha, i cili nuk hezitoi të përgjigjej.
"Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind", tha ai.




