Nga Shqipëria / E Enjte 20 Janar 2022, 15:03

Jonida Vokshi zbulon se nuk quhet më Jonida Vokshi

Një nga aktoret më bukuroshe të ekranit dhe ndër më të dashurat për publikun, Jonida Vokshi ka zbuluar se nuk mban më mbiemrin me të cilin jemi mësuar ta thërrasim gjithë këto vite që ajo është pjesë e ekranit. 

Jonida ka ndarë në instastory një ftesë për një realizim kinematografik dhe ka treguar se ka marrë mbiemrin Krapi që pas kurorëzimit të dashurisë me Besnikun.

Kujtojmë që çifti u shfaq bashkë në episodin e fundit të serialit "H.O.T", që shumë shpejt pritet të nisë dhe sezonin e dytë.