Pak ditë më parë Dagzi u eliminua nga Big Brother VIP, pas një zinxhiri shpëtimesh që e la në fund atë dhe Einxhelin. Kjo sigurisht nuk u prit mirë nga çifti, të cilët u zhgënjyen kryesisht nga Donaldi dhe Beatrixi.
Donaldi i habiti të gjithë pasi nuk zgjodhi të shpëtonte Dagzin, të cilin e kishte shok, por Tanin. Së fundmi, gjatë një bisede me Beatrixin, Einxhel është shprehur se i vjen për të vjellë nga veprimi i Donaldit.
“Sido që të ishte situata, jo të donte të më nxirrte mua por dhe të më urrente, s'duhej t'ia bënte Dagzit. Të shpëtonte Tanin para Dagzit? Nuk e di, për shoqëri, për fisnikëri...kishte emra të tjerë, nuk po them emrin tim se timin e kuptova që mua më do jashtë nga këtu. Mua më erdhi për të vjellë, mua më vjen për të vjellë nga kjo që ndodhi", ka thënë moderatorja.
