Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi e ftuar në “Goca dhe Gra” ka rrëfyer se si reaguan prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld kur morën vesh për lidhjen e tyre.

Adriana tha se ata ishin stepur dhe shoqëria e tij nuk kishin qenë dakort, por Keith ndoqi ndjenjat.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë mami babi, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk i ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”, tha Adriana.





