Nga Shqipëria / E Enjte 20 Janar 2022, 00:12

Jasmina më e lumtur se kurrë, merr super surprizën nga partneri

Jasmina e "Përputhen" e ka hedhur me kohë pas krahve historinë me Andin dhe duket se po shijon një histori të re dashurie. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga postimet e fundit në Instagram.

Mbrëmjen e djeshme ish-konkurrentja është surprizuar nga partneri me një kuti gjigante në formë zemre me trëndafila dhe një letër.

"Edhe diçka e vogël shpresoj të të bëj të lumtur princeshë", shkruhet në letër teksa mikeshat e Jasminës e kanë filmuar momentin e surprizës.

"Opaaa plasi knej", shkruan njëra prej tyre duke treguar kështu që sigurisht kjo surprizë vjen nga partneri i Jasminës, të cilin ajo deri tani ka vendosur ta mbajë sekret.

"Njeriu më i lumtur në botë", shkruan Jasmina teksa ka postuar dhe një foto duke pozuar me trëndafilat e duke treguar se po mendon për atë.