Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Janar 2022, 23:11

Edi Manushi nxjerr videon e rrallë: Bora Zemani, 17 vjeç, velinë në Top Channel

Edi Manushi ishte së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë intervistës, ai e konsideroi Bora Zemanin si personazhin më të mirë të “Top Channel-it”.

Ai solli video të veçanta nga fillimet e Borës në televizion, kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe dhe punonte si velinë në “Fiks Fare”.

Siç shihet në video, moderatorja nuk ka ndryshuar shumë dhe është karakterizuar gjithmonë nga ëmbëlsia në fytyrë.