Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Janar 2022, 19:07

Qëndroi në program për Alesian, familjarët i kthehen kundër Albit

Mbrëmjen e së shtunës Alesia i kërkoi falje Albit në “Përputhen Prime”. Ky i fundit e pranoi dhe vendosi të qëndrojë në program, për të vazhduar njohjen me të.

Duket se familjarët e tij nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Këtë e zbuloi vetë Albi gjatë puntatës së sotme. “Kam pasur debat shumë të fortë me familje, kur vendosa të qëndroj në program. Duke parë reagimet që Alesia kishte bërë ndaj meje, edhe pse u mundova ta shpjegoja. Megjithatë, herët a vonë ata gjithnjë i kanë pranuar zgjedhjet dhe vendimet e mia”, tha ai.

Ndërkohë Alesia iu kërkoi falje. “Më vjen shumë keq për mënyrën si jam shprehur. I kërkoj shumë ndjesë, por thjesht më kuptoni. Kemi nevojë për kohë që të njohim njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.