Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Janar 2022, 18:06

'Muhabete boshe, nuk je VIP', Florjan Binaj thumbon keq banorët e 'Big Brother'

Aktori i humorit Florjan Binaj ka ironizuar keq banorët e “Big Beother VIP”. Ai ka shkruar se muhabetet që bëhen në shtëpi janë aq boshe sa duket sikur fama e tyre ka qenë rastësi.

"Ti smë the

Atë që të thash

Kur e pash që më pe

E pe që të pash

Unë sta them

Atë që ta thash

Se më the ca më the

E të thash ca të thash

Pusho ti! Pusho

Arbana? Arbana?

Skam pa ca kom thon

Se tash i nigjova të tana

Muhabete aq boshe, sa duket sikur fama ka qenë rastësi", ka shkruar Flori.

Ai nuk e ka lënë me kaq, pasi në një postim tjetër i ka ironizuar në lidhje me ngjarjen e fundit të ndodhur në shtëpi, ku banorët u dënuan për shkak të mungesës së rregullit dhe higjienës.

"Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e le sic e gjete, TI NUK JE VIP”, ka shkruar aktori.