Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Janar 2022, 17:05

Pati hatërmbetje? Dj Pm reagon pas daljes së Dagz nga shtëpia

Dagz u largua mbrëmë nga shtëpia e "Big Brother" pas një televotimi që u hap pak minuta në spektakël. Pas daljes së Dagz ka reaguar dhe miku i tij i ngushte, Pm.

Dj PM u largua nga shtëpia e famshme disa javë më parë. Duke qenë se ishin lojtarë të përbashkët, kur Dj Dagz iu dha mundësia për t’u rikthyer sërish në lojë si i vetëm, u dyshua për një hatërmbetje të mundshme mes dy miqve. Mirëpo, PM i ka hedhur poshtë këto pretendime, pasi ka treguar mbështetjen ndaj Dagz.

Ai ka postuar në Instastory një foto nga takimi i tyre surprizë në një prej netëve të spektaklit dhe shkroi: “Krenar për ty vëlla. Tash osht koha Its PM and Dagz. Të dua vëlla deri n’vdekje bashkë”.