Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Janar 2022, 17:05

'Tallavaja do të shkojë në Eurovision', Robert Aliaj shpërthen kundër Ronela Hajatit

Robert Aliaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “A Show”, ku ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Festivalit të Këngës. Ai shprehu keqardhje që “muzika tallava” do të na përfaqësojë në Eurovision 2022.

Roberti i është referuar këngës “Sekret” nga Ronela Hajati. Artisti shtoi se sipas tij, Eurovisioni është një program bosh dhe propagandistik.

“Të them të drejtën as nuk e dëgjova festivalin, e pashë më vonë. Është zhgënjyese, zhgënjyese sepse unë kam qenë gjithmonë një nga ata pak partizanë. Tallavaja po sundon, këtë pashë unë, tallavaja. Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë në Eurovision. Jo se kam ndonjë respekt për Eurovisionin, se unë e shoh si program propagandistik, është bosh, kot fare, i një modeli shoqëror që nuk ka për t’u sunduar kurrë", tha ai.