Dagz u eliminua mbrëmjen e sotme nga shtëpia e "Big Brother VIP". Banorët u vendosën përballë një zinxhiri shpëtimesh dhe në fund mbeti vetëm Dagz dhe Einxhel.

Einxhel nuk e priste që banorët të linin për fund atë dhe Dagzin dhe u shpreh shumë e zhgënjyer, sidomos nga Trixa, të cilën Dagzi e ka shpëtuar herën e kaluar.

"Që Trixa mos thoshte Dagzin, nuk e prisja. Mua mos ma thoshte kurrë, po Dagzin? Që ia tha emrin herën e kaluar", tha Einxhel.

Vetëm pak minuta më vonë dhe ndodhi e papritura. Arbri u vendos përballë kutisë së pandorës me detyrën për të çuar në nominim 3 banorë dhe si shpërblim ai vetë do jetë imun 1 javë.

Arbri zgjodhi të çojë në nominim Donaldin, Trixën dhe Einxhelin duke i vënë përballë njëri-tjetrit çiftin dhe Einxhelin.




