Mbrëmjen e sotme në "Big Brother VIP", pati dy eliminime. Pas daljes së Xheisarës, në nominim shkuan edhe Dagz me Einxhel.

Einxhel u shpreh shumë e zhgenjyer nga banorët që nuk shpëtuan as atë, as Dagzin dhe deklaroi se do dalë bashkë me partnerin.

Ishte Arbana që qetësoi çiftin dhe situatën e krijuar teksa pas disa minutash dha vendimin e publikut.

I eliminuari i dytë i mbrëmjes së sotme është Dagz, i cili la shtëpinë e famshme.

"Të dua shumë", i tha Einxhel Dagz para se ai të largohej.





