Deri para pak kohësh fronin si Mbretëreshë e Instagramit e mbante Luana Vjollca në vendin tonë. Por tani shifrat kanë ndryshuar. Vendin Luanës ia ka zënë Bora Zemani, e cila në fund të vitit që lamë pas ishte një nga personazhet më të komentuar në vend.
Sipas ekspertit të marketingut dixhital, Arlind Zoto, Bora ka një aktivitet shumë të lartë të faqes.

Arlindi tregoi në emisionin ‘Ditë e re’ se tashmë suksesi i një faqeje Instagram-i nuk shihet nga numri i lartë i ndjekësve dhe nga pëlqimet, por nga ‘engagments’ pra nga fakti sesa aktiv janë ndjekësit e tu në faqen tënde.
Sipas tij Bora Zemani dhe Noizy janë ‘mbretëresha’ dhe ‘mbreti’ i Instagramit.

“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani, Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë dy më të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqime) dhe numri i folloëers-ave, por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj”, tha Arlindi.

