Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Nëntor 2017, 11:11

Konfirmohet emri: Ja kush do ta prezantojë festivalin e fundvitit në RTSH

Ashtu siç ndodh çdo vit, në muajin dhjetor pritet të mbahet Festivali i Këngës në Raio Televizionin Shqiptar dhe pas shumë diskutimeve, më në fund është zbuluar emri i prezantuesit.

I ftuar në emisionin “Studio e hapur”, moderatori Adi Krasta konfirmoi më në fund se do të jetë pikërisht ai që do të ngjitet në skenën e festivalit për ta drejtuar atë, ashtu siç ka bërë shumë vite më parë, kur festivali thuajse identifikohej me figurën e tij.

Adi Krasta dhe Eni Vasili

“Po bashkëpunoj me Pali Kuken, një festival të 56, që unë i them dua të bëjmë ‘San Remo’ me shaka. Duam të bëjmë një festival të mirë. Me një skenografi shumë të mirë. Do bëjmë intervista të mira, me të ftuar të veçantë të mirë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz.”-u shpreh Krasta në emision.

Adi Krasta
Adi Krasta
Adi Krasta
Adi Krasta
Adi Krasta