Vetëm disa javë pas ndarjes nga Dua Lipa, Anwar Hadid është fotografuar me një vajzë misterioze.

Modeli 22-vjeçar shoqërohej nga një vajzë e panjohur dhe darkuan në një restorant.

Dua dhe Anwar i dhanë fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë. Burimet pranë tyre raportuan se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të orarit të tyre.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

