Vetëm një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi i ndarjes së artistes Hueyda El Saied nga Michel Tamisier, babai i djalit të saj, me të cilin ish-balerina bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Siç rrëfeu edhe vetë El Saied në “Top Show Magazine”, ndarja erdhi si pasojë e një tradhtie nga ana e 55-vjeçarit, pas së cilës Hueyda nuk e kishte parë më si të arsyeshme që ata të qëndronin bashkë. Por si ka nisur historia e tyre?

Siç shkruan “Panorama”, El Saied dhe Tamisier janë njohur 5 vite më parë, në një lokal elegant në Paris, ku ajo ndodhej me një mikeshën e saj dhe ai me një mikun e tij. I intriguar nga gjuha e panjohur që flisnin vajzat, Tamisier u është afruar për t’i pyetur: “Çfarë gjuhe shtë kjo që po flisni?”

“Shqip.”-i është përgjigur Hueyda, teksa ai i kishte thënë i habitur se nuk e dinte që shqiptarët janë mulatë. Dhe kështu nisi historia e tyre e dashurisë, frut i së cilës është djali Gabriel.

Momentalisht Hueyda El Saied nddhet në Shqipëri ku është angazuar me disa projekte bamirësie, por pritet që ajo së shpejti të kthehet së bashku me të birin në Luksemburg, ku jetonte së bashku me Tamisier.





