Nga Shqipëria / E Diel 16 Janar 2022, 21:09

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vajza e tij përmes një postimi në rrjetet sociale: “Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë. Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia (Liqeni i Thatë, Rruga HAMDI Garunja) me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit!”.

Demir Gjergji është një emër i njohur në letrat shqipe, për dy dekada ai ka qenë gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Gjergji është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.