Nga Shqipëria / E Diel 16 Janar 2022, 10:10

'Më kanë pështyrë në rrugë', Alesia trondit me rrëfimin

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” Alesia i kërkoi falje Albit për sjelljen që ka treguar ndaj tij. Ajo tha se ka qenë në presion nga jashtë, sepse ka marrë shumë sharje nga publiku.

“Kam qenë shumë e ngarkuar. Kam qenë si fillim pak nga deklarata e Albit dhe pastaj pas deklaratës ka qenë gjithë trysnia, gjithë mllefi i publikut, gjithë sharjet. Kur kaloja në rrugë njerëzit më pështynin, ça po i bën Albit? Unë thoja ça po i bëj se nuk po e kuptoja. I kthehesha Albit keq sepse mendoja që ky po bën diçka që unë të dal keq dhe ky të dalë mirë, në këtë sens e shikoja tërë kohës edhe thoja ti po bën lojë me mua nuk je i vërtetë. I mora gjërat shumë ndryshe nga çfarë ishin”, tha Alesia.

Më pas ajo u përball me Albin në studio dhe i kërkoi falje. Dyshja u pajtuan dhe kërcyen me njëri-tjetrin.(Lexo këtu)