Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Nëntor 2017, 18:06

Shpërthen Bleona: Fshihni lajmet ose du ju nxjerr dashnorët dhe fëmijët që abortuat.

Bleona Qerreti, personazhi mediatik që guxon të tregojë hapur gjithçka ndodh me jetën e saj, di si të tërheqë  vëmendjen e të gjithëve.

Bleona Qerreti

Ajo  pushtoi median ditën e djeshme me lajmin e ngrirjes së vezëve, një procedurë jo shumë e njohur për shqiptarët. Komentet kanë qënë të ndryshme, por duket se mosnjohja e kësaj procedure ka sjellë shumë komente negative , gjithashtu dhe keqkuptim nga ana e portaleve.

Bleona Qerreti

Bleonës i është dashur që me anë të një postimi në Instagram, të reagojë ashpër kundrejt tyre.

“ Dhe unë do ju tregoj gjithë dashnorët dhe historitë 1 natëshe që keni ju mbas 3 shisheve vere që pini çdo natë dhe mëngjesin tjetër e tregoni me “krenari” dhe mendoni që” jeni modernë dhe ecni me hapin e kohës”

Postimi i Bleones

 Këngëtarja, që prej kohësh jeton në Amerikë, ka treguar se është shëndoshë e mirë dhe jo në spital siç deklaruan disa portale. Madje ajo është duke shijuar në maksimum kohën e saj duke bërë dhe pak shopping në Firence.

Bleona Qerreti

Përsa i përket ardhjes së një fëmije në jetë, Bleona u shpreh se është akoma herët për një vendim të tillë.

Bleona Qerreti
Bleona Qerreti
Bleona Qerreti