Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani kanë marrë të gjithë vëmendjen me foton e fundit që producenti ka postuar në rrjete sociale. Teksa pozojnë nga ditëlindja e Bora Zemanit, ku ishin të ftuar, Ermali shkruan se të martën ai do nisë rrugëtimin në "Big Brother".
"Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Faleminderit Arbana", shkruan Ermali dhe komentuesit kanë nisur t'i urojnë suksese.

Por në fakt kjo është vetëm një shaka pasi në datat 22 dhe 23 Janar Ermal Mamaqi do të mbajë trajnimin e tij të rradhës “Mendo-Ndrysho-Fito” në Prishtinë në Klan Arena.

Gjatë këtij trajnimi dy ditor Ermali do të ndajë disa teknika që kanë përmirësuar jetën e tij, të cilat mund t’i përdorni dhe ju.

