Bjordi Mezini në cilësinë e regjisorit, së bashku me producentin Ermal Mamaqi sollën serialin "H.O.T" që i mbajti të gozhduar të gjithë përpara ekranit. I ftuar në "D Night", ai zbuloi më shumë rreth këtij projekti që theu rekord shikueshmërie në Youtube.

Dajana: Pas një pune të gjatë me serialin ke bërë disa pushime. Ku i kalove ato?
Bjordi: Me pushime isha në shtëpi, në fakt e kisha në plan të vizitoja familjarët e mi në Itali, por më ndodhi një e papritur dhe qëndrova në shtëpi, relax dhe qetësi me pak fjalë. Prej vitesh jam vendosur në Tiranë dhe jetoj këtu.
Dajana: Flasim pak për HOT. Si lindi bashkëpunimi me Ermal Mamaqin? T’a nxiu jetën, se ai në punë nuk ka lidhje me shoqërinë?

Bjordi: Edhe unë ashtu e dija të them të drejtën, por të them të drejtën ma ka lehtësuar. E gjitha ishte një rastësi, ku producenti im Tani kishte një ide teksa ne po zhvillonim projektin dhe kontaktoi Ermalin. Atij i pëlqeu shumë ideja dhe më pas vazhduam bashkëpunimin së bashku.
Dajana: A e pati suksesin e parashikuar HOT?
Bjordi: Për mua personalisht kishte më shumë nga sa prisja, sepse unë jam gjithmonë pak skeptik, por Ermali gjithmonë thoshte se ky serial do të jetë një sukses i garantuar.




