Nga Shqipëria / E Premte 14 Janar 2022, 16:04

E bija feston ditëlindjen, Monika e surprizon në mënyrën më të bukur

Vajza e Monika Lubonjës, Tea feston sot ditëlindjen. Kjo ditëlindje i ka gjetur të ndara, por Monika nuk ka harruar ta urojë të bijën që nga shtëpia e 'Big Brother VIP'.

Ajo ka shkruar afër pishinës emrin e saj, numrin 100 dhe ka formuar një zemër të kuqe. 

Më tej, Monika së bashku me banorët e shtëpisë i kanë kënduar Teas këngën e ditëlindjes.