Ndonëse tashmë e ka përfunduar karrierën e tij në futbollin e luajtur, Lorik Cana vijon të mbajë statusin e një prej futbollistëve më të bukur e më joshës të kombëtares shqiptare.

Por bukurinë dhe sharmin , Loriku mesa duket i ka trashëguar nga i ati, i cili ka qenë dhe udhëheqësi i tij në karrierë. Agim Cana, dikur gjithashtu futbollist, ka qenë i ftuar në studion e “Xing me Ermalin”, ku ka surprizuar publikun me pamjen e tij.

Me sytë e kaltër dhe tepër elegant, babai i ish-kapitenit të kombëtares tashmë duket se do t’i bëjë konkurrencë të birit. Intervistën e ti të plotë do të keni mundësi ta ndiqni mbrëmjen e së shtunës në televizionin “Klan”, në emisionin “Xing me Ermalin”.





