
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. Një prej tyre i ka bërë një koment negativ, siç ndodh shpesh në rrjete sociale.
“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”, i ka shkruar ndjekësi.
Alketa e ka marrë me sportivitet dhe i ka kthyer një përgjigje që padyshim ia ka mbyllur gojën.
“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër", i ka shkruar ajo.