
Më 9 janar moderatorja Bora Zemani festoi 30 vjetorin. Ajo organizoi një super festë me njerëzit e zemrës, ndërsa sot ka organizuar një festë të dytë të madhe ku të ftuar kanë qenë edhe konkurrentët e "Përputhen".
Olsa Muhameti dhe Rrushja kanë qenë ato që kanë publikuar disa foto e video nga festa ku shihen edhe disa nga konkurrentët si Mevlani, Ana, Bruno etj.
Bora ka zgjedhur që në festën e sotme të vishet me një fustan gri me xixa dhe shkëlqen si gjithmonë.