Nga Shqipëria / E Enjte 13 Janar 2022, 18:06

Donaldi - Beatrixës: Me bukurinë të flas? Kam qejf vajzat me karakter të fortë

Ditën e sotme, Beatrix po qëndronte në oborr me Donaldin dhe të dy po flisnin për gjërat që pëlqejnë tek një person. Donaldi i bëri të qartë se pëlqen vajzat me karakter të fortë.

Beatrix: Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.

Donald: Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.

Pas kësaj, Beatrix i tregoi rreth ëndrrës që ka parë së fundmi duke thënë se i pëlqejnë gjërat ngjyrë rozë, por Donaldi u duk sikur nuk u bind, edhe pse këngëtarja tha të vërtetën.

Beatrix: Pashë në ëndërr sikur kishte dalë një telefon i ri me push rozë.

Donald: Me push? Të pëlqejnë këllëfët me push?

Beatrix: Po vdes, janë interesantë.

Donald: Nuk je ti tek gjërat me push, edhe rozë.