Nga Shqipëria / E Enjte 13 Janar 2022, 17:05

Alketa Vejsiu infektohet me Omicron dhe tregon simptomat

Alketa Vejsiu, është infektuar me variantin Omicron të Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet Instagramit.

Alketa tregon se do të izolohet për disa ditë të dhoma e të birit dhe ka zbuluar simptomat e Omicron.

“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, shkruan moderatorja.

E pyetur se kush do e prezantojë "Love Story", të hënën Alketa tha se nuk është vendosur ende, por mund ta prezantojë me Skype nga shtëpia.