Gjiko dhe Elita janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse kanë vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve, reperi vazhdon ta llastojë Elitën si në fillimet e tyre.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një video ku moderatorja shihet duke ngrënë. Nga ana tjetër, Gjiko e ndjek nga pas me një gotë ujë në rast se të shoqen e merr etja.

Për më tepër, reperi ka në dorë dhe një pecetë nëse Elitës i duhet. Epo djema, çfarë prisni të mbani shënime?
View this post on Instagram




