Stresi ishte një ndër të arrestuarit për sulmin e në selinë e Partisë Demokratike gjatë protestës së 9 Janarit. Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore dhe reperi është lënë i lirë.

Së fundmi, ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga paraburgimi dhe ka habitur me deklaratën e tij. Stresi është shprehur se e gjitha ka qenë një shaka.

“Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.
Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur", është shprehur reperi në një video të publikuar në Instastory.




