Nga Shqipëria / E Enjte 13 Janar 2022, 09:09

'Ta tregoj unë kafshën', Ana shpërthen ndaj Fjorit

Ditën e djeshme në “Përputhen” u transmetua takimi i Fjorit dhe Samiut, një takim që shkoi si mos më keq. Samiu e kishte tepruar me sjelljen e tij ndaj konkurrentes dhe kjo u komentua me revoltë në studio.(Lexo këtu)

Studioja ishin në mbështetje të Fjorit, por kur panë se ajo e kishte toleruar dhe kishte vazhduar takimin, të gjithë iu kthyen kundër e sidomos Ana.

Fjori: Pse erdhi?

Ana: Me të tregu ty që nuk ka interes.

Fjori: Ta tregojë këtu si burrat.

Ana: Ta ka thënë 100 herë.

Fjori: Po ai erdhi në takim se mua s’më plas, dal me 10 meshkuj edhe më të mirë se ai. O Sami po bie me fjalët e tua. Çfarë po thua se më jeni vërsulur të gjithë si kafshë. Njeri jam edhe unë.

Ana: Fjori kujdes me ato fjalë që flet se nuk ti toleroj fare. Deri tani ne po të mbronim ty se jemi vetë vajza. Po të thuash ti kafshë nuk ta toleroj fare se të jetë për kafshë, ta tregoj unë mirë në të gjitha format si të duash ti.

Fjori: Hajde ma trego.

Ana: Ta tregoj?

Fjori: Më fal o Ana, më falni të gjithë nëse u ofenduat. E kam me Samiun.