Nga Shqipëria / E Enjte 9 Nëntor 2017, 12:12

Ilir Meta krahason shegët e tij me ato të Ijes. As nuk do ta besoni propozimin e Besit për Presidentin.

Eshtë tashmë e njohur miqësia e Presidentit Ilir Meta me aktorin Bes Kallaku. Në emër të kësaj miqësie, Ilir Meta e ka vizituar Bes Kallakun edhe në emisionin Portokalli, por ishte gjithashtu së fundmi edhe në dasmën e Besit me Xhensilën. Sot ata janë ribashkuar sërish për një kauzë sociale siç është "Java e Fëmijëve Jetim".

Pas këtij takimi, Presidenti, i cili së fundmi ka hapur dhe një llogari në Facebook, ka postuar një foto me Besin. Diçitura e postimit eshtë:

Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për "Javën e Fëmijëve Jetimë".

Nuk ka vonuar kundër-përgjigja e Besit e cila si gjithmonë ka humor brenda:

Z. Meta, meqë është vendi vakant, a mund ta bëjmë Ijen Zonjë të Parë Part Time?

 

Presidenti Ilir Meta dhe Bes Kallaku
Presidenti Ilir Meta dhe Bes Kallaku
Presidenti Ilir Meta dhe Bes Kallaku