Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të bërë në rrjete sociale. Ajo ka ndarë disa foto nga një darkë me bashkëshortin.
“Me lajme të mira”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove. Nisur nga kjo, shumë ndjekës i kanë uruar shtatzëninë në hapësirën e komenteve.
“Po mendoj që je shtatzënë, ky është lajmi i mirë”, “Me një bebush”, “Një beb?”, “Hajde urime”, “Me një beb”, “Do i bësh një motër Jonit”, janë vetëm disa nga këto komente që nuk kanë marrë ende një përgjigje nga Adelina.
