Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Janar 2022, 16:04

Beatrix në situatë të vështirë, Fifi i dërgon një mesazh nga jashtë

Këngëtarja e njohur Fifi ka mbështetur Beatrix Ramosajn pas situatës së vështirë që kjo e fundit po kalon me Donaldin në “Big Brother VIP”.

Fifi ka publikuar në rrjete sociale një video me momentet e tyre më të bukura brenda shtëpisë, krahas së cilës ka shkruar “Bebi jem, jam këtu”.

Kujtojmë se dy vajzat janë mikesha të mira dhe Beatrix i ka qëndruar afër Fifit kur ajo ndodhej brenda.