Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Nëntor 2017, 14:02

Reagimi i Ijes për Besin që pi puro është gjëja më gallatë që do shihni sot

Qëkurse nipi i saj Besart Kallaku e bëri të famshme, Ija ka pushtuar rrjetet sociale dhe mediat online me bëmat e saj. E radhës shihet në videon që Besi ka postuar së fundmi në Instagram dhe që po shkrin së qeshuri ndjekësit e aktorit.

Në të, Kallaku shihet duke pozuar për një foto pranë gjyshes së tij dhe teksa vendos një puro në buzë, dëgjohet Ija që i thotë: “Pupu çuno, ç’është ai kallam te goja?!”

“Është cigare o Ije!”-i thotë Besi teksa largohet duke qeshur, ndërsa në sfond dëgjohet edhe e qeshura  e Xhensilës. Ndiqni videon epike.  

 

Cosht ai kallom ri non??? Hahahahaha o Ije. Diss @blerimdestani

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on