Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Janar 2022, 10:10

Dalja dhe rikthimi i Einxhelit ishin me planifikim? Çudit ish-fituesi i ‘Big Brother’

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Einxhel Shkira u eliminua nga “Big Brother VIP”, mirëpo ajo u rikthye sërish sepse kishte biletën e kthimit.

Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka hedhur dyshime se dalja dhe rikthimi i Einxhelit janë bërë me planifikim nga produksioni. Pak para spektaklit të djeshëm, ai ka publikuar një status të tillë: Habiteni ju nëse del Einxhel sonte…?Siç tashmë e dimë të gjithë, moderatorja doli.

Më tej, Anaidi ka publikuar një bisedë me Ardit Çunin, ku shihet se i ka shkruar këtij të fundit: Del dhe hyn prapë domethënë. Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik.