Një rrëfim drithërues u transmetua mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip. Arjola ka treguar për jetën e saj të vështirë, me uljet edhe ngritjet ndërsa e ka cilësuar si një histori si ato që shohim në filma.

Arjola ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person. Ajo thotë se e ka falur për gjashtë vite rresht dhe më pas vendosi të divorcohet nga bashkëshorti.

“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën. Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën. Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi. Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë.

Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi. Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj. Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari Zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë”, u shpreh Arjola.

Mes lotësh, Arjola tregoi se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen. Fatmirësisht, ka qenë nëna e saj që mundi të ndalojë një tragjedi.
“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur tu rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë që vajzave tu hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur ti kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja ti kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.

