Monika së fundmi i ka kërkuar Elgit Dodës të bëjë një këngë për të dhe pilotin, të cilin edhe e takoi pak ditë më parë.

“Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në radhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua. Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika”, ka thënë aktorja duke ngritur dolli.

Ky moment nuk i ka shpëtuar producentit, i cili ka treguar se ia ka plotësuar dëshirën Monikës dhe tani pritet publikimi i këngës.




