Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Nëntor 2017, 17:05

Video e Alban Dudushit me të birin Kroi çmend internetin

Ardhja në jetë e Kroi Art e ka mbushur shtëpinë e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos me shumë lumturi.

Çifti shpeshherë poston foto e video me djalin e tyre, por kjo e fundit do t'jua ëmbëlsojë mbrëmjen.

Albani shfaqet i shtrirë në divan teksa luan me Kroin i cili qesh me të atin ndërsa Bieta i filmon. "Para se të shkojmë tek krevati...", shkruan ajo krah videos.

 

Para se te shkojme tek krevati...

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Albani dhe Bieta u bënë prindër të Kroi Art në maj të këtij viti. Emrin e veçantë vogëlushit ja ka vendosur çifti dhe është bashkim i emrave që ata dëshironin secili.