Beniada është një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”, e cila së fundmi ka bërë një thirrje në formë shakaje për rininë shqiptare.

Ajo ka kërkuar që femrat të mos martohen në moshën 18-vjeçare, por të dalin e të shijojnë jetën.

“Do bëjmë çfarë të duam ne, çdo muaj një burrë ndryshe. Plasni nga inati! Nuk do martohemi, do kënaqemi, do udhëtojmë dhe do bëjmë qejf në Maldive e Dubai. Jetojeni jetën si të doni dhe mos u martoni, mos u martoni që 18 vjeç. Jetoni jetën se kur të bëheni me fëmijë s’do të ketë më", është shprehur Beniada.




