Ditën e djeshme një parashutë me mesazh të koduar në ditëlindjen e Bora Zemanit, konfuzoi Donaldin. “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret. 9 Janar”, shkruhej në banderolë.

Gjatë një bisede me Egzonën është vënë re mërzitja e aktorit. Ai i ka thënë se njerëzit duhen vlerësuar në momentin që i ke, sepse nëse ikin mund të mos kthehen më.

“Kur e ke në krah duhet ta kuptosh çfarë njeriu ke, jo kur largohet e se ke më. Duhet ta besosh kur e ke afër e t’i japësh të gjithë rëndësinë e duhur. Ta vlerësosh, ta bësh të ndjehet mirë.
Sido që të jetë për mua është e vështirë, pasi unë atë njeriun jashtë e respektoj. Mund të dal komplet njeri i shpifur ose kot, por e respektoj vërtet, thjesht gjërat që kam unë i dinë shumë pak veta.
Nuk ka pse dikush jashtë të ndjehet keq për këtë situatën. Unë jashtë isha. Mua smë bëri Big Brother-i ky njeri që jam. Nuk dua të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda, unë jashtë isha.
Njeriu vlerësohet sa e ke se në momentin që ikën ndoshta nuk kthehet më. Nëse ky njeriu është kthyer, është kthyer vjen një moment që lodhet dhe thotë nuk ka më kuptim. E kisha lënë shumë veten pas dore, sepse sido që të jetë ti e ke dashur shumë edhe nuk e harron kupton", është shprehur Donaldi.
View this post on Instagram




