Alban Ramosaj kishte zgjedhur të mos komentonte shumë për raportin e Trixës me Donaldin derisa sot në shtëpinë e "Big Brother" kaluan tre parashuta që i kujtuan banorit ditëlindjen e Borës.

Donaldi ndjeu detyrimin t’i sqarojë Trixës mos të ndihet keq sepse Bora ka qenë një histori e tij dhe e respekton. Këtë bisedë mes tyre Albani e postoi dhe komplimentoi të motrën që u tregua e arsyeshme pasi Beatrix shfaqi mirëkuptimin e plotë për situatën.

Albani i bën thirrje vajzave të marrin shembull nga Trixa sepse këtu reflektohet pjekuria e saj.

“Nuk para postoj mbi këtë temë. Në fakt se kam bërë kurrë më parë, por e ndjej ta bej këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që: “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimet, etj? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e saj, që gocat e dashura të shoqërisë sonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që s’po ju futem se gjatë dhe kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! Luaneshës s’kanë çfarë i bëjnë, mbetet në fron", shkruan Albani.







