Nga Shqipëria / E Martë 7 Nëntor 2017, 12:12

Si shkon Marina me vjehrrën? Ajo që ka bërë e ëma e Getit në rrjetet sociale i thotë të gjitha

Që prej shtatorit të 2017-ës, Marina Vjollca u bë zyrtarisht pjesë e familjes Selimi, pas martesës me reperin Getoar Selimi. Por si janë marrëdhëniet e moderatores së njohur me vjehrrën e saj?

Marina dhe Florije Selimi

Gjatë dasmës, dy zonjat Selimi u fotografuan duke kërcyer të lumtura pranë njëra-tjetrës dhe marrëdhënien e tyre mjaft të mirë, së fundmi e ka dëshmuar edhe vetë nëna e reperit, Florija.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të Marinës nga spektakli “C’est La Vie” që nisi të dielën si dhe një tjetër imazh të një lajmi, që mban titullin “E para nga të gjithë për mbështetjen, lum Marina për vjehrrën që ka!”.

Dhe me këtë titull, përveç Florjes duket se ka qenë darkord edhe vetë Marina, e cila ka komentuar: “Fiks!”

Marina dhe Florije Selimi
Florije dhe Getoar Selimi
Momente nga dasma
Marina dhe babai i Getoarit