Nga Shqipëria / E Diel 9 Janar 2022, 13:01

Sipas Sarës, ky banor do të fitojë 'Big Brother VIP'

Sara ishte sot e ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku foli për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës me moderatoren Dojna Mema, ajo tregoi se kush do ta fitojë garën sipas saj. Blogerja mendon se fituesi i “Big Brother VIP” do jetë Donaldi, për të cilin tha se ka qenë miku i saj më i mirë brenda shtëpisë.

“Do të doja që garën ta fitojë Donaldi ose Beniada; mendoj që do ta fitojë Donaldi. Ai ka qenë miku im më i mirë brenda shtëpisë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ndaj tani do të jem unë mbështetja e tij kryesore, krahas familjes së tij", u shpreh Sara.