Nga Shqipëria / E Diel 9 Janar 2022, 12:12

Kjo moderatore largohet nga emisioni 'Goca dhe Gra'

Olesia Leco është larguar nga drejtimi i emisionit “Goca dhe Gra”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Miq dua t’ju komunikoj që nuk do të jem më pjesë e programit Goca dhe Gra për pjesën e mbetur të sezonit. Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin dhe njëkohësisht t’i uroj suksese në vazhdimësi të emisionit”, ka shkruar Olesia.

“Goca dhe Gra” do të drejtohet tashmë vetëm nga Krista Merkoçi dhe Tea Trifoni.