Nga Shqipëria / E Diel 9 Janar 2022, 11:11

Në një lidhje dashurie? Fifi sapo na bëri lëmsh të gjithëve

Këngëtarja e njohur Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit.

Një ndër to e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dashurie. Fifi ka treguar se ka shumë njerëz që janë të interesuar për jetën e saj private, por nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Këngëtarja i ka bërë lëmsh të gjithë, teksa ka shkruar: Eh këtë përgjigje duan shumë njerëz ta dinë. Unë veç di të them se jam shumë e lumtur.