Gjatë një bisede me banorët, Xheisara ka treguar se përpos së motrës, familja e saj nuk ka qenë në dijeni për hyrjen në Big Brother VIP.

“Përveç motrës nuk i kam thënë të shtëpisë pse jam futur,do kisha qenë më keq po ti kisha thënë dhe të isha futur sepse e njoh mamin tim, do më thoshte jo se do të shohin njerëzit”, është shprehur ajo.

Donaldi është habitur nga tregimi i saj dhe i ka thënë: Ti je gocë e skenës moj, si do të shohin njerëzit? Ti punon jetë nate.

Këngëtarja ka shtuar: Unë kam 9 vite që jetoj vetëm, kam 9 vite që mbaj familjen, kjo është fjalë e madhe po në kuptimin që e suportoj se unë nuk kam vëlla. Njerëzit nuk më kanë ndikuar ndonjëherë në jetë, por shqetësohem për shëndetin e mamit tim sepse është person që i përjeton gjërat.




