Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” Albi dhe Alesia u përballën me njëri-tjetrin. Albi i tha se nëse ajo do, ai e tërheq deklarimin që ka bërë për të.

“Super, unë dua të shoh si je ti me vajzat e tjera që ta kuptoj nëse je i vërtetë me mua”, iu përgjigj Alesia. Mirëpo, Albi e vendosi në një pozitë të vështirë, teksa i tha “Nëse unë e tërheq deklaratën, nuk jam më në këtë program. Po pres përgjigjen tënde”.

“Do doja që gjërat të mos kishin shkuar kështu. Do doja të mos kishin ndodhur këto debate, por më mirë, sepse ose do të na coptojnë fare, ose do të na bashkojnë”, iu përgjigj Alesia.




