Sot në orën 12:00 nisi protesta në selinë e Partisë Demokratike. Dera kryesore e selisë u hap me forcë nga protestuesit dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.
Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar blogerja Armina Mevlani, partnerja e djalit të Sali Berishës. Ajo ka shkruar se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të trishtë, për shkak se Basha qëndron me dhunë aty ku demokratët nuk e duan. Ajo i ka kërkuar të ketë dinjitet dhe nuk e ka kursyer një thumb për të.
“Kjo është situata e trishtë ku ndodhemi! Opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e shtetit, dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet, me të drejta dhe vota të plota!!! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri, pak dinjitet… Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj, sepse po ta njihje do ishe larguar që kur humbe për herë të 100", ka shkruar Armina.
