Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Janar 2022, 18:06

'Duhet të dilte Donaldi', Meridianit i kthehet kundër produksionit të BBV, nxjerr fotot dyshuese

Mbrëmjen e djeshme Meridian Ramçaj u eliminua nga “Big Brother VIP”. Ai ishte në nominim me Donaldin dhe Ilirin.

Ky vendim nuk u prit mirë nga konkurrenti, i cili nuk e ka kursyer një reagim pas daljes. Meridiani ka publikuar në rrjete sociale komente nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, ku shihet se ndjekësit kanë shkruar emrin e Donaldit për të dalë.

Me këtë veprim ai ka lënë të kuptohet se sipas tij, produksioni ka manipuluar votat e publikut.

Më tej, Meridiani ka publikuar disa mesazhe nga ndjekësit e tij, si më poshtë: